Tani është e përfunduar, PSG arrin akordin me Sergio Ramos

Shumë dyshime ndaj PSG dhe Sergio Ramos u shuan sot teksa palët arritën më në fund një akord. Sergio Ramos dhe klubi parizien nënshkruan një marrëveshje 2-vjeçare teksa zyrtarizimi mbetet thjesht një formalitet.

35-vjeçari vjen në Paris pasi u largua nga Real Madrid ku mbajti për shumë vite shiritin e kapitenit dhe vetëm klubi francez mund të plotësonte kërkesat ekonomike të lojtarit spanjoll i cili për mungesë të një akordi iku edhe nga “los blancos”.

Ramos po i nënshtrohet testeve mjekësore dhe siç e thotë edhe “L’Equipe”, zyrtarizimi mbetet vetëm formalitet pasi gjithçka është e kryer.

Kështu merr fund telenovela e cila nisi shumë herët dhe gjatë rrugës pati shumë zëra që e shihnin sikur do të dështonte një transferim i tillë.

Pikërisht në grupin e lojtarëve flitej për pakënaqësi pasi dhe mosha e Ramos sipas burimeve nuk I bindte të gjithë por tanimë krahas Marquinhos e Kimbembe do të ketë një tjetër qendërmbrojtës të nivelit botëror.

Firma me Ramos do të shtyjë Leonardon që të shesë njërin mes Diallo dhe Kehrer të cilët nuk do të kenë më hapësira duke parë 3 lojtarë të tillë përpara.