Ezgjan Alioski pa ekip. Lojtari shqiptar mbyll aventurën te Leeds
Leeds United dhe Ezgjan Alioski mbyllin bashkëpunimin pas 4 sezonesh. Lojtari me origjinë shqiptare që përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Europian tani është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me klubin anglez përfundoi.
Sipas njoftimit nga Leeds United, nuk u arrit një marrëveshje me agjentin e 29-vjeçarit pas shumë javësh bisedime edhe pse kontrata e tij kishte skaduar më 30 Qershor dhe klubi nuk kishte njoftuar largimin që do të thotë se palët po negocionin.
Top-5 golashënuesit e Kampionatit Evropian
5 Korrik, 19:09
Drejtuesit kishin bërë një ofertë për sulmuesin shqiptar i cili nuk e kishte pranuar dhe kështu palët vendosën të mbyllnin këtë aventurë që zgjati për 4 sezone.
Klubi postoi një njoftim të gjatë “Faleminderit Gjanni”, dedikuar lojtarit i cili në 4 sezone kishte një rol tepër të rëndësishëm dhe në 171 ndeshje arriti të shënonte jo pak por 22 gola.

