Anglia në mënyrë të padiskutueshme do të kualifikohet në finale

E ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, moderatorja Johana Bici, është shprehur se në finale do të kualifikohet Anglia. Sipas saj Anglia ka ndryshuar mentalitetin e futbollit.  

Mendoj se kualifikohet Anglia, në mënyrë të padiskutueshme, ka bërë një lojë shumë të mirë. Në këto ndeshjet e fundit më ka surprizuar Anglia për shkak se ka ndryshuar dhe mentaliteti I futbollit, duke bërë që Anglia të jetë në pozita mbrojtëse. U mërzita që iku Gjermania,  e kam pasur ekipin e zemrës. I pashë pak të lodhur. Unë që e vogël jam fanse e Gjermanisë.