Mancini i beson Immobiles ndaj Spanjës: Keqardhje që luhet pa tifozët tanë

Roberto Mancini duket se i ka idetë e qarta për formacionin ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian ku pritet t’i besojë ende Ciro Immobile edhe pse sulmuesi u kritikua për disa pamje ku simulonte teksa në të majtë do të jetë Emmerson në vend të Spinazzolas.

Ky i fundit u operua me sukses sot në Finlandë dhe do ta ndjekë skuadrën e tij nga TV por Mancini nuk e harron gjithsesi atë.

“Uroj që djemtë të luajnë një futboll të bukur, do të jetë një ndeshje komplet ndryshe nga ajo me Belgjikën. Nesër do të kemi përballë një kundërshtar të fortë. res një ndeshje zbavitëse, të shohim në fund se si do të shkojë. Më intrigon shumë kjo përballje, pasi do të luajmë në finale nëse ia dalim të fitojmë. Do të jetë Emerson në vend të Spinazzolas, janë dy lojtarë të ndryshëm, por Emerson është i shkëlqyer. Jemi të lumtur që operacioni i Spinazzolës shkoi mirë. Na vjen shumë keq për atë që ndodhi, por rëndësi ka që të rikuperohet sa më shpejt”.

Ndërkohë që trajneri i të kaltërve del në mbrojtje të Immobile të kritikuar shumë dhe shprehu keqardhjen që nuk do të jenë tifozët italianë dhe spanjollë në “Wembley”.

“Immobile është në qendër të kritikave, por zakonisht lojtarët e mëdhenj përgjigjen në fushë, duke qenë deçizivë në ndeshje vendimtare si ajo nesër, ndaj do ta nisë nga minuta e parë. Belotti dhe Toloi nuk janë stërvitur me ekipin, por janë gati për nesër, ndërsa Chiellini është në dyshim, por në çdo rast Acerbi dhe Bastoni janë në formë mjaft të mirë dhe gati të luajnë. Më vjen mire që do të luajmë para publikut në “Wembley” por është e padrejtë që si ne ashtu edhe Spanja të mos kenë tifozë të ardhur për të ndjekur këtë ndeshje shumë të rëndësishme”, u shpreh në konferencën për shtyp trajneri i “të kaltërve”.