Vllaznia “blindohet” para Europës, firmos me fantazistin brazilian

Lojtarë të rinj, produkt të Akademisë, lojtarë me eksperiencë si Latifi, Djurdjeviç, apo Bulatoviç dhe tani fantazi me brazilianët Da Silva e Wellington Gustavo, mund të themi që Vllaznia e ka “kopsitur” ekipin në prag të ndeshjes së parë në Conference League ndaj Siroki Brijeg.

Wellington Gustavo është afrimi i radhës për klubin shkodran i cili bëri të ditur se fantazisti prej ditësh ishte në prove bashkë me ekipin dhe ishte pjesë e grupit teksa stafi teknik pasi e vlerësoi dha “ok” për teserimin e tij. Kështu, 25-vjeçari bëhet afrimi i radhës për Vllazninë teksa firmosi për 3 vitet e ardhshme.

 

“➡️ FIRMOS BRAZILIANI WELLINTON GUSTAVO "GIGANTE"

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur me fantazistin brazilian Wellinton Gustavo "Gigante". Ai prej disa ditësh ka qenë në stërvitje me ekipin dhe stafi teknik ka dhënë ok-in për të. Për rrjedhojë drejtuesit e klubit kanë gjetur marrëveshjen dhe futbollisti 25 vjeçar do të jetë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme.

Welcome Wellinton Gustavo!????????