Patushi: Spanja probleme të jashtëzakonshme, të vështirë përballjen me Italinë

I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Saimir Patushi, ka komentuar ndeshjen e gjysmëfinales mes Spanjës dhe Italisë.

Ai është shprehur, se ekipi i Spanjës ka probleme të jashtëzakonshme, ndërkohë sipas tij Italia është shumë strikte dhe e organizuar.

"Problematikat e Spanjës, janë të jashtëzakonshme, trajneri aktual me grupin e sportistëve, mendoj që kanë qenë në qendër të kritikave. Italia besoj se është tej mase strikte, dhe mënyra e të luajturit të Italisë është mbresëlënëse, sepse hapësirat mbrapa Italia i ka shumë të pakta. Pika kryesore e Italisë, unë mendoj se është grupi. Ato janë bllok dhe blloku godet shumë lehtë kundërshtarin. Spanja mendoj se e ka shumë të vështirë me Italinë."