Mula: Kampionati evropian, injeksioni më i mrekullueshëm, futbolli tani ka një tjetër logjikë
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, Osman Mula, është shprehur se pas pandemisë që pushtoi bota, kampionati evropian ishte injeksioni më i mrekullueshëm që ndodh.
Më tej ai ka komentuar skuadrat e mëdha që janë eliminuar nga kampionati duke thënë se ekipet e tjera në këtë kampionat treguan një tjetër frymë dhe sipas tij tashmë futbolli ka një tjetër logjikë.
Për sa i përket Gjermanisë, bëri nja krahasim me vendin tonë në vitet “90, duke thënë se ky ekip të shkojë të kërkojë status tek ambasada.
“Pas asaj pandemie të tmerrshme që gjithë bota u struk në shtëpi, papritmas injeksioni më i mirë, më i mrekullueshëm, ishte kampionati evropian i cili e hodhi nga brenda shtëpisë gjithë botën në për sheshe që na kishte marrë malli duke parë njerëz duke gëzuar. Ky lloj gëzimi si në Spanjë, si në Angli, si në Itali sidomos nuk ka sesi të mos na frymëzojë që të themi o futboll sa i mrekullueshëm je.
Shumë ekipe nuk arritën pritshmërinë e publikut, dhe shpeshherë analistët folën fjalë të jashtëzakonshme për njërin, për tjetrin dhe doli që ata nuk justifikuan fare dhe asgjë për kampionatin evropian. Dolën ca ekipe të tjera, pa lojtarë kushedi si çfarë, vetëm si frymë, tregoi që tani futbolli ka një tjetër logjikë.
Gjermania për mua ekip i mirë është me hy në ambasadën gjermane siç kemi pas hyrë ne në vitet “90 për të kërkuar status, kaq ekip i dobët është. Ekipi gjermanë të hyjë në ambasadë të kërkojë status.”
