Zylbehari: Danimarka ‘përfitoi’ nga fatkeqësia e Eriksen, Anglia dhe Italia më bindin

Në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, aton Zylbehari, zëdhënës i FFMV, ka komentuar skuadrat që kanë kaluar në gjysmë finale.

Ai është shprehur se Danimarka ka ‘përfituar’ nga fatkeqësia e Christian Eriksen, në fushën e futbollit, teksa shton se Spanja nuk luan ashtu siç luante në fillim.

Më tej ai tha se Anglia dhe Italia janë skuadra të forta.

"Danimarka, sikur përfitoi nga fatkeqësia e Eriksenit dhe iu shtua shpirti luftarak dhe në njëfarë mënyre ecën më lartë se dikush që ka pritur.

Spanja edhe pse është në gjysmë finale, nuk është ajo Spanjë e së kaluarës, nuk më bind dhe në këtë rast e shoh Italinë pak më lartë. Dhe ecuria e Italisë është ajo që pritej sepse po luan sigurt dhe po dinë se çfarë duan. Anglia më bind shumë deri në këtë moment."