Mula: Italia do dalë kampione e “Euro 2020”, Anglia të vështirë përballjen me Danimarkën
I ftuar në emisionin ‘Euro 2020’ në RTV Ora, Osman Mula, është shprehur se Italia është ekipi më i mirë dhe më ‘I pjekur’ në këtë kampionat evropian. Ai është shprehur se Italia do dalë kampione, ndërkohë shton se Anglia do e ketë të vështirë ndeshjen përballë Danimarkës.
“Italia këtë kampionat duket se është ekipi më i mirë, me atë frymën italiane, me atë dëshirën për të luajtur. Thonë që mos ta humbim këtë kohë sot. Me një gazetari dhe futbollistët veteranë, të cilët po i përkrahin shumë.
Është një Itali modeste, nuk ka kushedi se çarë lojtarësh, por ama fryma dhe historia e lojës që e kanë manual, që dinë të mbrojnë, janë racional, nuk emocionohen kollaj, dinë ta mbrojnë rezultatin, mu duk sikur ishte ekipi më i pjekur në këtë kampionat. Anglia nuk e ka lezetin e Francës, por Anglia e dinë se sa racionale dhe se sa duhet dhe ku duhet me lëviz. Anglia ka për ta pasur problem edhe me Danimarkën. Unë mendoj se Italia del kampione.”
