U siguruan nga qeveria austriake, edhe 16,380 vaksina Pfizer për Shqipërinë

16,380 doza të vaksinës Pfizer mbërritën mbrëmjen e sotme në aeroportin "Nënë Tereza" nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake.

Për ti pritur në aeroport ishin ministrja Ogerta Manastirliu, ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe ambasadori i Austrisë Christian Steiner.

Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 1,120,070 vaksina anti-Covid për të vijuar me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Aktualisht në vendin tonë janë 52 pacientë aktivë me Covid-19. Në 24 orët e fundit u regjistruan 2 raste pozitive në Tiranë, ndërsa nuk pati asnjë humbje jete.

U siguruan nga qeveria austriake, edhe 16,380 vaksina Pfizer për