Sherr në familje, dy kunatat në Lezhë përfundojnë në spital. Babai i 33-vjeçares: Konflikti ka nisur në janar
Dy gra në Lezhë kanë përfunduar në spital pas një konflikti brenda familjes. Burime për Ora News, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj të Lezhës, sakaq mësohet se gratë që tashmë ndodhen në spital janë kunata me njëra-tjetrën.
Njëra nga të dhunuarat është Dava Ndoj 33-vjeçe, ndërkohë babai i saj ka bërë me dije se kjo e fundit është me urdhër mbrojtje dhe konfliktet mes tyre kane nisur që prej muajit janar.
Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se prindërit e bashkëshortit të vajzës së tij mendojnë se e dhunuara donte që t’u merrte shtëpinë, ndaj edhe e kishin dhunuar.
“Jam babai i Davës. E kanë sulmuar fizikisht vjehrri, vajza e tij e martuar, djali i vajzës së vetë janë në moshë madhore, vajza, mbesa e tij dmth edhe një mbesë tjetër. Dy mbesa. Ditën e premte ishin pa drita, çelësat e shtëpisë nuk i ka pas vjehrri por Dava.
Gjykata ka urdhëruar që të ndërrohen dhomat e fjetjes, kjo ka ndodh që më datë 26. Vajza është e dhunuar, i kanë shkulur flokët, me hematoma, ma kanë përdredh qafën më thanë. Nuk e lëviz dot. Unë kërkoj vetëm drejtësi asgjë më tepër. Kur vjehrri i Davës ka dërguar një mik tek vëllai im dhe i ka thënë më rregullo punën se po më merr shtëpinë, por Dava do të marrë çfarë jep gjykata. Asgjë tjetër,“-tha ai
