Negociatat/ Podgorica: Po të kishte më shumë presion, Bullgaria do të tërhiqej
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Gëzim Podgorica, ka komentuar Minishengenin Ballkanik.
Në lidhje me hapjen e negociatave, ku pengesë u bë vetoja e Bullgarisë, ai është shprehur se nëse do të kishte më shumë presion ndaj kësaj të fundit, ajo do të tërhiqej.
Sipas tij, vetoja e Bullgarisë ka qenë një diplomaci e fshehur e BE, që të mos penalizojë publikisht Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Rama nuk ka dalë nga trajektorja e vet, duke e akuzuar përsëri BE, për një hezitim të pajustifikuar ndaj integrimit ndaj vebndet e Ballaknit Perëndimor. Është një dëshirë e Kryeministrit që vendet e BE, të jenë pjesë këtij procesi por nuk mendoj se gjithçka duhet të kaloj tek akuzat ndaj BE. Shqipëria ka pasur një sërë problemesh, nuk ka një lëvizje kaq pozitive të ndjeshme të atyre kushteve që janë dhënë.
Nëse vërtetë, kësaj here mbetemi peng ose viktimë e nacionalizmave, midis shteteve, duke pasur parasysh veton Bullgare ndaj Maqedonisë, mbase kjo do të ketë qenë edhe një diplomaci e fshehur e BE-së që në një rast të tillë të mos i penalizoj publikisht këto vende, Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhe ta kalojë atë te vetoja Bullgare. Po të kishte një presion më të madh ndaj Bullgarisë, Bullgaria do të tërhiqej.
Kemi parasysh që Bullgaria nuk është një shtet shumë i fuqishëm dhe ka marrë nga ndihma që ka dhënë BE. Mesa duket edhe kësaj radhe nuk arritëm të preknim kufirin e negociatave më shumë për mosbindje, por nuk ma merr mendja që jashtë kësaj trajektoreje, mbeten problemet që ka Shqipëria. "
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini
