Kishte kultivuar kanabis me kubikë në pyllin e Semanit, arrestohet 52-vjeçari në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2021, 10:04
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin në kërkim, Artur Merko i vili kishte kultivuar fidanë narkotikë në kubikë në pyllin e Semanit.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Artur Merko., 52 vjeç, banues në Fier," njofton policia.
Arrestimi i 52 vjeçarit u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg“ për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike“ kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas është njëri prej autorëve të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa në kubikë, të cilët u konstatuan në pyllin e Semanit, gjatë operacionit të datës 19 maj 2021.
