Sherr mes komshinjve në Lezhë, burri goditet me sende të forta nga fqinja, përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2021, 22:18
Konflikti mes një gruaje dhe një burri komshinj me njëri-tjetrin në Tale të Lezhës ka precipituar në dhunë fizike.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një burrë është goditur me sende të forta nga fqinja e tij dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet pranë spitalit të Lezhës për të zbuluar shkaqet e konfliktit.
