Gazetari Zv. Ministres: Duhet të jeni krenarë për promovimin që Ora News i ka bërë vendit

E ftuar në emisionin "Ora Verore", Ornela Çuçi, Zv. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit pohon se të gjithë janë krenarë për çfarë bëhet sot, për turizmin në Shqipëri, duke bërë thirrje qytetarëve të pushojnë shqip.

Ronaldo Sharka: Ora News ka punuar prej vitesh për të promovuar turizmin me Ilva Taren, apo me emisionin "Alien" dhe ne në "Ora Verore" në sezonin e dytë. Besoj se do të jeni krenarë si ministri.

Ornela Çuçi: Ne jemi të gjithë krenarë për çfarë bëhet sot, për turizmin në Shqipëri. Një nga thirrjet e mia në çdo emision që shkoj, ku evidentohen pa fund problemet e mjedisit dhe turizmit, sepse lajmi i keq është gjithmonë lajm dhe lajmi i mirë nuk përbën asnjëherë lajm, është pushoni shqip. Unë kam një slogan për të gjithë shqiptarët, pushoni shqip dhe ta duam më shumë vendin tonë sot, më shumë se kurrë. Duke pushuar shqip edhe duke pushuar në Shqipëri, duke thënë fjalë të mira për Shqipërinë por dhe për turizmin, ndihmojmë atë sektorin që përbën 1/4 e ekonomisë tonë.

Për të parë intervistën e plotë klikoni linkun:https://www.youtube.com/watch?v=DIGAsFGeUCo