Gjysmëfinalja e “Euro 2020”/ Gjoni: Skuadrat e merituan, befasoi Danimarka

I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, trajneri i futbollit Viktor Gjoni, ka komentuar skuadrat të cilat kanë kaluar në gjysmëfinalen e Europianit.

Ai është shprehur se të gjithë skuadrat që janë në gjysmëfinale, e kanë merituar, ndërkohë shprehet se nuk pritej që Danimarka të arrinte në mesin e 4 skuadrave.

“Jemi në fazën që çdo gjë është pasqyruar, më së miri ekipet që kanë kaluar në gjysmë finale e kanë merituar, dhe u prisnin, duke përjashtuar Danimarkën që nuk u priste të ishte deri këtu. Por përderisa është në këtë fazë do të thotë që ka një nivel.”