Maqedonia u eleminua nga “Euro 2020”/ Zylbehari: Po të ktheja kohën mbrapa do merrja të tjera vendime
Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Faton Zylbehari, zëdhënës I FFMV, është shprehur se përpos Maqedonisë së Veriut, do ishte shumë bukur që në kampionatin evropian, të ishin dhe Shqipëria dhe Kosova.
Ndër të tjera ai ka komentuar edhe ndeshjet e Maqedonisë deri kur u eleminua nga kampionati, duke thënë se nëse do kishte mundësi që të kthente kohën mbrapa, do kishte marrë vendime të tjera para se të shkonte në Bukuresht.
"Kur je brenda ka shumë lodhje, ka shumë gjëra, po pavarësisht se po përballesh më gjëra të jashtëzakonshme shumë të mira, niveli më i lartë që mund të kërkosh në profesionin tënd të asaj fushe, por disi je në lodhje dhe nuk e kap. Do ishte bukur që është kombëtarja shqiptare të ishte në Evropian, të ishte dhe Kosova , por fatkeqësia për të jetuar të ndarë sikur na kthehet me faktin që sido që të shkojnë gjërat ne jemi atje në një mënyrë ose në një tjetër.
Ne nuk kanë si na shmangen as europianët. Kush shoh vëmendjen që po na jepet, vërtetë ndihem shumë mirë. Kur e shikojmë deri ku shkoj Ukraina dhe faktin që ne deri në momentet e fundit po synonim dhe kërkonim që të barazojmë, të vjen ajo keqardhja se ku gabuam ne që nuk shkuam më mirë.
Ne nëse kalonim grupin do ishim në gjysmë finale. Mendoj se nuk ka një gabim. Po të kthehem dhe një herë do kisha marrë vendime të tjera dhe ndryshe do të kisha shkuar në Bukuresht."

