Euro 2020/ Cara: Kampionati i çudirave, pritshmëritë e nivelit nuk janë të larta
Ish-futbollisti shqiptar, Ilirjan Cara teksa flet për ekipet e gjysmëfinales së kampionatit "Euro 2020" pohon për emisionin "Sport Magazinë 2020" se pritshmëritë për nivelin e lojtarëve nuk janë të larta, duke e cilësuar Euro 2020 si kampionatin e çudirave, për shkak të masave kufizuese të Covid-19.
"Ka qenë kampionati i çudirave, duke filluar, që nga koha që u shty, 12 muaj. Presioni i pandemisë, stadiumet jo shumë të mbushura. Por gjithsesi e kanë mbushur pjesën e sportit. Pritshmëritë për nivelin dyshoj se nuk janë të rangjeve të larta, për arsye se unë nuk mendoj se kanë arritur ato ekipe që u menduan se do të arrinin në fillim të kampionatit. Megjithatë të katër ekipet, që kanë shkuar në gjysmëfinale, realisht e meritojnë. Probabilisht unë do të thosha, që Franca ishte kandidatja kryesore për të fituar . Ishte kampionia e botës, ishte dhe në top listën. Normalisht duhet të ishte dhe Portugalia si ish-kampione e botës., duhet të ishte edhe Gjermania. Ama verdiktet u dhanë në mënyrën më të pastër. Të gjithë ekipet morën atë që meritonin", shprehet ish-futbollisti për Aktin Sulçe dhe Dorisa Keçani.
Rafting në Vjosë, një eksperiencë për të mos u humbur këtë verë
4 Korrik, 16:20

