Euro 2020/ Ja me kë përputhet futbolli, Sindi Loci: Brenda sportit ka art

Muzika dhe futbolli kanë shumë të përbashkëta, thotë showgirl, Sindi Loci në emisionin "Euro Magazinë 2020".

Sindi thotë se brenda futbollit ka art dhe se  futbolli me muzikën përputhen.

"Tingullin qe ka violina nuk e kanë instrumentet e tjera. Mund të gjejë gjëra të përbashkëta midis artistëve dhe futbollistëve. Sigurisht që ka art brenda futbollit. Tek të dyja profesionet duhet të ketë talent, është shumë e rëndësishme. Futbolli me muzikën përputhen", thotë Sindi për Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani.