Ukrainë-Angli/ Riza: Ndeshja është gjithmonë në favor të Anglisë

Sonte në stadiumin e "Olimpico"  u luajt ndeshja Ukrainë-Angli, 0 me 4 në favor të Anglisë.

Specialisti i futbollit thotë për emisionin "Ora Sport" në Rtv Ora, se ekipi i Anglisë është gjithmonë i favorizuar dhe se surpriza e këtij kampionati nuk është Ukraina, ashtu si kur pretendohej.

"Ndeshja është gjithmonë në favor të Anglisë. U pretendua se ekipi surprizë do të ishte Ukraina, por që nuk ndodh kështu, sepse Anglia është e fortë. Anglia luan saktë, Anglia luan përgjithësisht shumë mirë. E vetmja gjë që më shqetësoi në pjesën e parë të ndeshjes, ishte në fund të pjesës së parë kur Anglia  i dha hapësirë më shumë Ukrainës", shprehet specialisti  për Albana Bejko.