EURO 2020/ Alimehmeti: Ky lloj kampionati nuk zhvillohet më, skuadrat po lodhen në udhëtime

Kampionati i futbollit "Euro 2020"  po zhvillohet këtë vit ndryshe nga herët e kaluara, duke organizuar ndeshjet në qytete dhe shtete të ndryshme, që do të thotë se futbollistët duhet të udhëtojnë nga njëri stadium te tjetri në distanca të largëta.

Eduart Zhupa, trajner futbolli pohon për "Sport Magazinë 2020" në Ora News, se udhëtimet janë goxha të lodhshme për lojtarët, duke theksuar lodhjen fizike dhe mendore të futbollistëve.

"Është goxha i lodhshëm udhëtimi, ndikon te sistemi i muskujve, sepse lojtarët janë të mpirë. Ka dhe lodhje mendore sepse është fluturim", thotë trajneri për moderatorët Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani.

Gazetari, Bedri Alimehmeti shton se kjo është hera e fundit që organizohet një kampionat si aktuali, pasi skuadrat po lodhen në udhëtimet.

"Ky lloj kampionati nuk zhvillohet më, sepse shumë nga skuadrat po lodhen në udhëtime, duke shkuar nga njëri stadium te tjetri. S'ka për të ndodhur më një kampionat si ky .Udhëtimet ndikojnë shumë te futbollistët", shprehet gazetari.