Rumunët e pyesin për Sulejman Demollarin, Sindi: Ndihem krenare kur më përmendin figura të tilla

Violinistja, Sindi Loci e ftuar në emisionin "Euro Magazinë 2020" foli rreth jetës së saj në Rumani, duke përmendur ish futbollistin ndërkombëtar shqiptar Sulejman Demollari.

Ish futbollisti gjatë karrierës së tij ka luajtur në klube jashtë vendit dhe mbahet mend si një nga futbollistët më të mirë shqiptarë, si dhe një nga të huajt më të mirë për të luajtur në Kampionatin Rumun.

Rumunët e pyesin për Sulejman  Demollarin, Sindi: Ndihem krenare kur

Sindi thotë se ndihet krenare kur rumunët e pyesin për figura të mëdha shqiptare, kur ajo u thotë atyre që vjen nga Shqipëria.

"Jam përballur me rumunë, që në momentin që kanë marrë vesh, që jam nga Shqipëria  ma kanë përmendur  emra si  Sulejman Demollarin dhe  emra të njohur si Nora Cashku.Kur rumunët flisnin për Demollarin, u ndjeva shumë mirë dhe krenare, që kemi talentet të vërteta, që emrat e tyre na ndjekin nga pas. Dhe ne jemi si ambasdorë të vegjël të tyre, që shkojmë në një vend dhe prezantohemi me emrat e tyre.  Ndihem shumë mirë kur më përmendin figura të tilla", shprehte Sindi pë Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani.