Anglia dominon Ukrainën, golat më të bukur të ndeshjes sipas komentuesve të "Ora Sport"

Nuk mund të ndodhte ndryshe, Anglia ishte superfavorite dhe arrin të respektojë parashikimet teksa dominoi Ukrainën me rezultatin e thellë 4-0.

Të ftuarit në studion e "Ora Sport" kanë zgjedhur dhe golat më të bukur, sipas tyre të kësaj ndeshjeje.

Toti: "Goli që realizoi Harry Maguire ishte shumë i rëndësishëm edhe për ecurinë e ndeshjes, sepse e vuri rezultatin në siguresë. Pra e siguroi Anglinë që do ta fitonte këtë ndeshje. Është një futbollist që është përgojuar shumë për paratë e shpenzuara, pra ka pasur shumë presion."

Xhara: "Mua më pëlqeu goli i parë edhe nga mënyra e realizimit. Ishte duke u rrëzuar, me goditjen me majë këmbë që i merr kohën portierit dhe më pas e çon."

Riza: "Për mua është i treti goli më i bukur. Aksioni është i rrjedhshëm, pritet të bëhet dhe ajo mbipozicioni dhe krosohet topi."

Patushi: "Teknikisht goli i tretë është rrjedhojë që vjen aksioni, por edhe goli i parë është ajo shkalla e vështirësisë. Besoj që këta dy gola ishin tipikë gol anglez. Spektakli është vetëm 4 gola."

Sulçe: "Të merr kohë të zgjedhësh nga 4, por sigurisht i pari. "