Schmeichel: Ishte një betejë e fituar, treguam karakter
Kasper Schmeichel vlerësoi shpirtin luftarak të ekipit të tij i cili arriti të fitojë kundër Republikës Çeke për të kaluar në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian për here të parë që pas vitit 1992, edicion që Danimarka arriti ta fitonte.
"Është e vështirë të gjesh fjalët, ishte një ndeshje e vështirë. Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e dinim se do të ishte një provë shumë, shumë e vështirë kundër një ekipi që bën një lojë jashtëzakonisht fizike dhe që gjithashtu ka të njëjtin intensitet si ne. Ne do të duhej t'i përgjigjeshim dhe të përdorim cilësitë tona. Në pjesën e parë mendoj se kemi luajtur vërtet mirë, pjesa e dytë për fat të keq, shënuan herët dhe bën presion të madh. Kjo është ajo që karakterizon një ekip të madh, të luajë mirë, por edhe të luftojë siç dhe e bëmë.U futëm në një betejë dhe kjo është ajo që bëmë, në fund ia dolëm”, përfundoi portiere Schmeichel.
Gardiani danez, është djali i ish legjendës Peter Schmeichel i cili në 1992 arriti ta fitonte Kampionatin Europian me Danimarkën dhe ndoshta tani do të jetë fati i të birit për ta bërë.
