"Mos ishte Basha?", flamuri i PD-së në stadium në ndeshjen Belgjikë-Itali
Ditën e djeshme, 2 korrik në Mynih është luajtur ndeshja Belgjikë-Itali. Italia shënoi 2 gola dhe mundi të kalonte në gjysmëfinale.
E veçanta e kësaj ndeshjeje ishte flamuri i Partisë Demokratike që valëvitej në stadium.
Gjergji Xharo i ftuar në studion e "Ora Sport" tha se me shumë mundësi personi që e mbante flamurin mund të ketë bërë tifo për Italinë.
"Flamuri blu dhe Azzuro, mbase ka bërë tifo për Italinë," tha Xharo.
"Mbase atë s'ka pasur tjetër," tha Eni Nika.
E ndërsa moderatorja e "Ora Sport" Albana Bejko hodhi hipotezën mos ishte kreu i PD-së Lulzim Basha.
"Po dyshoj mos është ndonjë, ose lideri i partisë Basha ose ndonjë nga pjesëtarët," tha Bejko.
Ndërsa Riza tha se zoti Basha është nivel i lartë politik, nuk është për t'u krahasuar me një flamur të PD-së në stadium.
"Është pjesë e fansave, janë ata që "dashurojnë" ngjyrat," tha Patushi.
