Patushi: Çekia dhe Danimarka ishin dy ekipe të barabarta me gabime të jashtëzakonshme
Kualifikimi i Danimarkës në gjysmëfinale ka ngjallur debate në studion e "Ora Sport" në RTV Ora.
Saimir Patushi u shpreh se në ndeshjen e sotme nuk ka rritje të jashtëzakonshme të Danimarkës në ndeshjen kundër Çekisë. Ai thotë se nëse Danimarka do të vazhdojë me këto hapësirë në gjysmëfinale, me kundërshtare Anglinë do të penalizohet.
Patushi: "Ndeshja-ndeshjes nuk i ngjante. Të gjitha ndeshjet që ka bërë Danimarka nuk është se ka një rritje të jashtëzakonshme. Duke parë sot Çekinë dhe Danimarkën ishin dy ekipe të barabarta me gabime të jashtëzakonshme. Nuk ishte se Danimarka kishte ndonjë rritje të madhe në lojë dhe po mbizotëronte lojën. Të shikoje Çekinë dhe Danimarkën kishte hapësira të jashtëzakonshme, pa ja hequr meritat. Në gjysmëfinale rritet shkalla e vështirësisë dhe nuk ka shanse të gjejë këtë kundërshtar si Çekia. Nëse do t'i ketë këto hapësira në mbrojtje penalizohet. "
