Danimarka siguron gjysmëfinalen, fut në "sherr" Sulçen me Rizën
Danimarka nuk zhgënjen dhe vijon të mahnitë në Kampionatin Europian pas asaj drame të fortë në nisje kur humbi Eriksen nga skuadra. Skuadra e Hjulmand mposhti 2-1 Republikën Çeke duke prerë biletën për në gjysmëfinalen e Euro 2020.
I ftuar në studion e "Ora Sport" Altin Sulçe tha se Danimarka që nga ndeshja e parë e ka rritur performanën. Por kjo u kundërshtua nga Florian Riza, i cili tha se Danimarka ka bërë shumë gabime edhe në ndeshjen e sotme.
Sulçe: "Danimarka nga ndeshja në ndeshje e ka rritur performancën që nga ndeshja e parë që nuk vajti mirë. Më pas e ka rregulluar lojën."
Riza: "E ka rritur dukebërë..nëse natën e parë bëri 50 pasime gabim, në këtë të fundit bëri 350. Kështu e ka rriutr lojën?"
Sulçe: "Nuk po të kuptoj, ku e ke fjalën?"
Riza: "Në ndeshjen e parë bëri 50 pasime gabim Danimarka, në ndeshjen e fundit bëri 500 pasime gabim."
Sulçe: "Pse bëri? Ku e pe ti?"
Riza: "Nëse e ka rritur lojën kështu 'okay'. Sepse nuk e ka rritur pra lojën. Ka bërë aq shumë gabime sot sa çuditem. Edhe mund të mos ishte kualifikuar. Shumë gabime në pasime."
Sulçe: "E para, fituesi nuk gjykohet."
Riza: "E gjykoj unë."
Sulçe: "Është rregulli i futbollit, nuk e gjykon dot. Çfarëdo të thuash nuk ka vlerë kur ekipi ka fituar. Kjo e jotja është pavlerë sepse ekipi është në 4 më të mirat e Evropës."
