Barcelona gjen zgjidhjen për Coutinhon, e “parkon” te Milani?
Çështja kryesore e Barcelonës është sigurisht firma sa më parë me Lionel Messin i cili është zyrtarisht pa kontratë dhe një lojtar i lirë. Në krahun tjetër, drejtuesit po punojnë edhe për largime të tjera që të lehtësojnë bilancin e pagave dhe Coutinho është i destinuar të largohet.
Braziliani nuk është në planet e Koeman i cili nuk e shikon funksional për skemat e tij dhe këtu është shfaqur ideja e Milanit për lojtarin. Duke parë edhe largimin e çalhanoglu, trajneri Pioli ka nevojë për një fantasist dhe Coutinho do ta bënte shumë mirë e gjithashtu mund të luajë edhe si sulmues krahu.
Coutinho fillimisht është vetëm një sugjestion dhe palët po e mendojnë si opsion por Milani ka nevojë për një lojtar të tillë e për më tepër do të ishte edhe hakmarrja perfekte ndaj Interit që i rrëmbeu turkun e kuqezinjtë sjellin ish lojtarin zikaltër në Milano.
Ekziston edhe opsioni Premier League, më i preferuari për Coutinhon por vetëm Leicester ka shfaqur interesim, ekip që nuk është në preferenzat e lojtarit Brazilian.
