"Euro Magazinë 2020" Sindi zbulon lojtarin e saj të preferuar: Jam tifoze me Brazilin

Sindi Loci e ftuar në emisionin"Euro Magazinë 2020" zbulon se për cilin ekip është tifoze dhe se cili është futbollisti i saj i preferuar.

"Ekipi im i preferuar, zakonisht kur ka kampionate botërore është Brazili dhe preferoj shumë Neymarin.
Unë më shumë jam e interesuar për karrierën e tij si futbollist se sa për atë si njeri. Nuk ia kam idenë si është si njeri", thotë Sindi për Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani.