Euro 2020/ Toti: Mario Baloteli modeli, se si një talent i madh të shkatërrohet
Ish lojtari i kombëtares Italiane, Mario Baloteli ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një postim, nëpërmjet të cilit dëshiron të sensibilizojë futbollistët dhe tifozët për diskriminimin racor.
Deklarat e Balotelit u komentua nga të ftuarit në studion e Rtv Ora në emisionin "Ora Sport".
Ermal Toti, thotë se Baloteli nuk është shembull i mirë dhe se ai është modeli i lojtarit, që u vetëshkatërrua, ndërkohë ishte një futbollist shumë i talentuar. Ai thotë se Baloteli ka hedhur dëm çdo gjë që ka pasur në dispozicion.
"Vetëm ai nuk është model jo vetëm për racizmin, por për asgjë tjetër. Ai është një model shumë i mirë, se si një talent i madh nga natyra mund të shkatërrohet, për këtë është model. Pastaj për të tjerat kam përshtypjen që nuk ia vlen fare. Është një lojtar që ka hedhur dëm çdo gjë që ka pasur në dispozicion."
Po ashtu Fation Riza thotë se Balotetli ka bërë deklaratën, për të justifikuar lojën e tij të dobët dhe jo për të sensibilizuar.
"Më tepër ka justifikuar veten për lojën e tij të dobët dhe për abuzimet që ka bërë në futboll. Po të ishte një lojtar serioz me talentin e tij dhe po të mos abuzonte, ndoshta nuk do t'i ndodhnin ato që i kanë ndodhur", shprehet për moderatoren Albana Bejko.
