Euro 2020/ Xharo: Anglia është skuadër e fortë, por asnjëherë mos i beso italianëve, fitojnë në çdo mënyrë

Sonte po zhvillohet ndeshja Ukrainë-Angli në stadiumin "Olimpico" në Romë dhe deri më tani Anglia fiton kundrejt Ukrainës 4 me 0.

Zv. Drejtori Sportiv i Pratizanit, Gjergji Xharo pohon për emisionin "Ora Sport" se këtë vit ai pëlqen lojën që bën Italia edhe pse nuk e ka pëlqyer kurrë si ekip.

"Nuk kam të preferuar të vërtetë në këtë europian. Çuditërisht më pëlqen shumë Italia, që nuk më ka pëlqyer kurrë gjatë gjithë jetës time. Po të shikosh pak historikun e Italisë dhe Anglisë vite e fundit, kanë larguar futbollistët me emër dhe kanë afruar futbollist të rinj dhe duket se po shkojnë mirë", shprehetXharo për moderatoren Albana Bejko.

Ai shton se Anglia është një skuadër e fortë, megjithatë nuk duhet injoruar Italia, pasi sipas tij italianët din se si të fitojnë në çdo mënyrë.

"Anglia me të vërtetë është skuadër e fortë, por asnjëherë mos i beso italianëve, ata fitojnë në çdo mënyrë"