Sulçe i premton laptop për të punuar Andi Canit, gazetarit të verbër me pasion sportin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2021, 13:47
Në emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, gazetari Altin Sulçe i premtoi një lap top Andi Canit, një aspirat i gazetarisë sportive.
Sulçe është se do t'i dhurohet pajisja teknologjike dhe u bëri thirrje atyre që shohin emision që ta marrin në punë Canin.
Sulçe: Si ke kushtet ti?
Cani: Unë momentalisht nuk kam një kompjuter. Unë kam aplikuar në shumë institucionet, por nuk më kanë dhënë akoma.
Sulçe: Lap Topin do ta sjell unë këtë javë, mos ki merak. Ndërsa për punë ata që po e shohin këtë emision të bëjnë të pamundur. Të ketë edhe ato programet që të ndihmojnë ty. Këtë javë do ta bëjmë dhe shpresoj që në të ardhmen të jesh pjesë e gazetarisë sportive.
