Rrëzohet avioni ushtarak në Filipine, 29 viktima dhe 17 të zhdukur

Një avion ushtarak është rrëzuar në Filipinet jugore duke vrarë të paktën 29 persona.

BBC raporton se dhjetëra ushtarë kanë mbijetuar dhe janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e avionit.

Në avion ndodheshin  gjithsej 90 pasagjerë.

Pesëdhjetë pasagjer janë plagosur  dhe 17 janë zhdukur, tha ushtria.

Rrëzohet avioni ushtarak në Filipine, 29 viktima dhe 17 të

"Të paktën 50 ushtarë janë shpëtuar nga rrëzimi në ishullin Jolo, i ndodhur 1.000 kilometra në jug të Manilës", tha gjenerali Cirilito Sobejana.

“Po bëjmë më të mirën për të shpëtuar pasagjerët”, tha ai për mediet vendase.

Pamjet  e publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqin tym dhe flakë nga aeroplani, i cili është rrëzuar në mesin e disa pemëve.

Rrëzohet avioni ushtarak në Filipine, 29 viktima dhe 17 të

Shumica e pasagjerëve të avionit ishin persona, që sapo ishin diplomuar nga ushtrimet bazike ushtarake dhe po udhëtonin drejt një ishulli për t’iu bashkuar një taskë-force, që lufton terrorizmin në këtë rajon me shumicë myslimane.