"Salentrio" nis nga Shkodra turin e koncerteve në Shqipëri

"Salentrio" një nga grupet më të veçanta të muzikës popullore dhe asaj etno në Itali, e nisën nga Shkodra turin e koncerteve në Shqipëri.

E para shfaqje jashtë Italie, pas muajve të vështirë të përballjes me pandeminë Covid, që vjen si organizim i Institutit Italian të Kulturës.

Janë përzgjedhur 3 qytete për këtë rrugëtim dhe artistët ndjehen të lumtur që e nisin me Shqipërinë, një vend me të cilin thonë se janë të dashuruar dhe nuk vijnë vetëm për punë.

“Vendi juaj eshte gjithmone ne zemrat e italianeve, e mbi te gjitha ne pugliesve e salentineve që shohim malet tuaja kur qielli është i pastër. Para se Instituti të na ftonte e kishim ndërmend të vinim këtu sepse vijmë për pushime dhe na pëlqen pa masë. Tani ishte rasti të vinim të luanim muzikë”Massimilano De Marco

Studiuan teknikat e instrumentave, terapitë muzikore dhe kompozimin, i cili u mundësoi integrimin e këngëve dhe pjesëve muzikore, me aftësi muzikore specifike, duke përdorur disa instrumenta.

“Kjo është muzike kurative, që shëronte shpirtin dhe disa semundje psiqike si depresioni. Kjo mbyllje e sforcuar ka goditur shume njerezit ne teresi, prandaj le te themi qe nisim nje jete te re bazuar ne kete tradite te kesaj muzike teraupetike.”

Grupi luan një repertor të gjerë të zonave të ndryshme të Italisë së Jugut, por ai përfshin gjithashtu këngë dhe pjesë muzikore, të cilat janë rezultat i kërkimeve të vazhdueshme në terren por edhe pjesë të krijuara prej tyre, deri tek valset franceze apo forro’ braziliane.