Një prokuror në SPAK mbylli hetimet për trafikantin Myftari, u kap për 808 kg hashash në Radhimë
Gjatë hetimit të procedimit penal nr.238 të vitit 2016, hetime që janë kryer nga një skuadër e përbashkët hetimore, u dokumentua disa episode trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali dhe është dokumentuar veprimtaria kriminale e disa grupeve kriminale, të cilët ndërvepronin në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera. Gjatë hetimit janë arrestuar dhe dërguar për gjykim 46 të pandehur në Shqipëri dhe në Itali.
Nga hetimet e kryera në kuadër të kësaj skuadre të përbashkët hetimore disa prej personave të arrestuar, kanë pranuar të bashkëpunojnë me autoritetet e drejtësisë.
Konkretisht, bashkëpunëtorët e drejtësisë Mariglen shusha Donial Drolli kanë deklaruar dhe dhënë të dhëna të hollësishme për disa episode sekuestrimesh lënde narkotike te trafikuar nga Shqipëria në Itali, si dhe kanë spjeguar për gjithë mekanizmin e trafikimit nga personat e përfshirë ne kete aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në Itali. Gjatë dëshmive të tyera ata kanë dhënë sqarime për trafikimin e sasisë prej 808 kg hashash në Itali.
Një prokuror në SPAK mbylli hetimet për trafikantin Myftari
Për 808 kg lënde narkotike të kapur në Rradhimë të Vlorës, gjatë tentativës së trafikimit të saj për në këtë fakt,në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, është regjistruar procedimi penal nr.313 i vitit 2015, i cili më pas është pezulluar, nga një prokuror që vijon të jetë ende në detyrë në prokurorinë e posaccme SPAK.
Nga të dhënat e administruara gjatë hetimit të procedimit penal nr.238 i vitit 2016, skundër e përbashkët hetimore, janë dokumentuar të dhëna për personat e përfshirë në trafikimin e kësaj lënde narkotike të sekuestruar me date 10 nëntor 2015. Më datë 25 nëntor 2016 nga ana e prokurorit të ccështjes është vendosur pushimi i hetimeve ndaj Robert Myftari, i cili është arrestuar për 808 kg lëndë narkotike.
Nga hetimet e kryera në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore për të cilën është regjistruar procedimi penal nr.36 i vitit 2019, kanë rezultuar të dhëna të reja për faktin se Robert Myftari, ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Itali.
Më datë 9 dhjetor 2019, vetëm 5 ditë pas pyetjes së Mariglen Shusha në Bari të Italisë, është vendosur rifillimi i hetimeve për procedimin penal nr.313 të vitit 2015 (i pezulluar) dhe bashkimi i këtij procedimi penal me procedimin penal nr.238 vitit 2017, për hetime të mëtejshme.
Me kërkesë të organit procedues, Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur revokimin e vendimit të pushimit të hetimeve të datës 25 nëntor 2016, ndaj Robert Myftari dhe rifillimin e hetimeve për këtë person.
Nga hetimet e kryera në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, është pyetur Mariglen Shusha, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë në Itali dhe ka dëshmuar rreth aktivitetit kriminal të kryer nga grupi kriminal që vepronte në Shqipëri dhe Itali, pjesëtarë i të cilit ishte edhe ky shtetas.
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha gjatë dëshmisë së tij ka shpjeguar se grupi kriminal në të cilin ai bënte pjesë, kryesohej nga shtetasi Lani Ducellari(alias Ilirian Zaimi), banues në Vlorë.
Në këtë grup shtetasi Mariglen shusha kishte një rol të rëndësishëm dhe kryesisht bënte grumbullimin e lëndës narkotike në Shqipëri dhe më pas nga momenti që kjo lëndë trafikohej në Itali, pritej nga shtetasi Mariglen Shusha, i cili e dërgonte lëndën narkotike në vende të ndryshme të Italisë. Në Itali ky person bashkëpunonte me vëllain e, Lani Duçellari, shtetasi Orhan Duçellari, i cili banonte në Romë, Itali.
Si u kapën 808 kg drogë
Lidhur me episodin e datës 10 nëntor 2015, Mariglen Shusha ka deklaruar për lëndën narkotike të sekuestruar nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore Vlorë, në vendin e quajtur "Ura e Katorisë", tek Përroi i Cekodhimos, Pashaliman, Vlorë, në bregun e detit, në sasinë 808 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.
Ky shtetas deklaron se kjo lëndë narkotike ishte e kryetarit të grupit kriminal, Lani Duçellari dhe do të trafikohej në Itali nga pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal. Kjo lënde narkotike ishte grumbulluar gjatë muajit shtator të vitit 2015 ne banesën e shtetasit Julian Bejdollari në afërsi të pyllit të Sodes Viore.
Aurel Kalari, kushëriri i Julianit, ishte personi përgjegjës për ruajtjen e lëndës narkotike, e cila ndodhej në banesën e Julianit. Per transportin e lëndës narkotike shtetasi Lani Duçellari i ka dhene shtetasit Mariglen Shusha 3000 euro dhe ky i fundit ka shkuar në Itali, ku në Bari do të priste lendën narkotike që do të trafikohej me mjet lundrues nga pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal, që drejtohej nga shtetasi Lani Duçellari. Ne Bari, Itali, për të pritur lëndën narkotike kane shkuar edhe shtetasit Julian Bejdollari dhe vellai i shtetasit Lani Duçellari, shtetasi Uran Duçellari.
Shtetasi Julian Bejdollari ka udhëtuar nga shqiperia ne Greqi e me pas në Rome, Itali, ku është takuar me shtetasin Uran Duçellari, të cilët më pas kanë udhëtuar për në bari, në pritje të lëndës narkotike që do të trafikohej nga Vlora Shqipëri me mjeti lundrues për në Bari, Itali.
Nderkohe, Uran Duçellari, pasi eshte takuar me shtetasin Mariglen Shusha, ka udhetuar për në Brindizi, Itali per t'u takuar me shtetasit Italian qe do te blinin lëndën narkotike. Shtetasi Julian Bejdollari, se bashku me shtetasin Mariglen Shusha dhe dy shtetasit Italian Vito dhe Gaetano, kanë qëndruar per dhjete dite ne nje shtepi ne Vilen “Torre Amare”, në pritje te lendes narkotike që do të dërgohej nga Shqipëria ne nga shtetasi Lani Ducellari.
Mjeti lundrues që do të transportonte lenden narkotike eshte blere nga shtetasi Lani Ducellari ne vitin 2014 nga një shtetas Italian ne Bari, Itali dhe pasi eshte sjelle ne Shqipëri, eshte regjistruar në emër të shtetasit Elton Hamza, banor ne Vlore.
Me pas ky mjet lundrues eshte kaluar në pronësi të shtetasit Robert Myftari, Ducellari lidhje e afert e shtetasit Lani Ducellari. Me kete mjet lundrues shtetasi Lani i kishte kryer disa trafikime te lendes narkotike nga Shqipëria në Itali, ku disa prej trafikime te ketyre ngarkesave jane sekuestruar ne Itali.
4 tentativa për të çuar në Itali 808 kg hashah nga Vlora
Per sa i përket sekuestrimit të lëndës narkotike te dates 10 nëntor 2015, kjo lende narkotike eshte nisur fillimisht me mjetin lundrues të lartpërmendur nga vendi i quajtur Zvërnec, Vlore, që drejtohej nga shtetasi Piro Bregu, por eshte kthyer ne det pasi kishte pare disa mjete lundruese policie. Pasi është kthyer mbrapa, lenda narkotike ishte e ngarkuar në mjetin lundrues është transportuar përsëri nga shtetasi Aurel Kalari dhe eshte dërguar në banesën e shtetasit Julian Bejdollari.
Gjate tentatives se dyte te trafikimit të kësaj lënde narkotike, mjeti lundrues i drejtuar përsëri nga shtetasi Piro Bregu ka pësuar difekt në det dhe është kthyer përsëri në breg në Vlorë, ndërsa lenda është shkarkuar në Gadishullin e Karaburunit dhe tek lenda narkotike ka qëndruar shtetasi Rexhino Muça (nipi i shtetasit Lani Duçellari).
Lënda narkotike është ngarkuar në mjet lundrues tjetër dhe me pas nga bregu eshte transportuar me furgonin e shtetasi Alban Koshi për në banesën e shtetasit Julian Bejdollari. Ditën tjetër, është riparuar mjeti lundrues dhe ka bërë një tentative tjetër për të transportuar lëndën narkotike në drejtim të Italisë.
“Topi është i juaji”
Ndërkohë, shtetasi Lani Duçellari kishte njoftuar se ishte nisur lënda dhe "topi është i juaj" dhe une bashke me Julianin dhe dy shtetas Italian, Tano Monacelli dhe Vito Pinto shkuam tek vendi “Torre a Mare”, Bari, ku do mbërrinte lënda narkotike. Mjeti lundrues pasi ka udhëtuar për dy ore, kishte kaluar Ishullin e Sazanit dhe ishte kthyer përsëri në breg për shkak të një difekti, por pa njoftuar Lani Duçellari.
Gjatë shkarkimit të lëndës narkotike nga mjeti lundrues dhe ngarkimin e lëndës në furgonin e shtetasit Alban Koshi, ka shkuar policia dhe ka sekuestruar mjetin lundrues, lendën narkotike dhe furgonin me të cilin do transportohej përsëri lënda narkotike.
Ne momentin e sekuestrimit te lëndës narkotike, në mjetin lundrues skaf ndodhej shtetasi Piro Bregu, si drejtues I skafit, si dhe ndodheshin edhe shtetasi Robert Myftari në emër të të cilit ishte i regjistruar mjeti lundrues, si dhe shtetasit Rexhino Muça dhe Elton Hamza, ndërsa në tokë ndodheshin shtetasi Aurel Kalari dhe nje shtetas tjetër, të cilët ngarkonin lëndën narkotike nga mjeti lundrues skaf për në furgon.
Shtetasi Mariglen Shusha deklaron se kur mora vesh lajmin për sekuestrimin e lendes narkotike, u ktheva tek shtetasi Lani Duçellari ne Vlore dhe bashkë me te shkuam në vendin e ngjarjes ku u sekuestrua lënda narkotike. Aty Lani më tregoi se në momentin që kishte shkuar policia, shtetasi Aurel Kalari ishte fshehur pas disa gurëve, shtetasi Elton Hamza ishte ngjitur në një pemë, shtetasi Rexhino Muça dhe shtetasi Robert Myftari ishin larguar me shpejtësi nga mali, ndërsa shtetasi Piro Bregu me një person tjetër kanë lëvizur mjetin lundrues disa metra nga bregu dhe e ka lënë në afërsi të hotel Rexhinës.
Piro ishte fshehur pas një shkurre, ku kishte lënë çelësat e me pas une me Lanin, shkuam dhe i gjetëm në vendin që i kishte lënë. Shtetasin Piro Bregu, ka shkuar dhe e ka marre Lani tek vendi ku ishte fshehur.
Në këto rrethana nuk është arrestuar asnjë person nga ana e policise. Gjithashtu, Mariglen Shusha shpjegon se Robert Myftari ka shkuar dhe është fshehur në banesën e prindërve të shtetasit Elton Hamza në Kukës, pasi ishte nxjerrë në kërkim nga policia, për shkakun se skafi ishte në emër të tij. Ndersa, Alban Koshi eshte pyetur dhe ka deklaruar se furgoni që është gjetur në vendngjarje ja kishin vjedhur dhe eshte lënë i lirë menjëherë.
Shpenzimet për lirimin e Myftarit i hoqi Lani, gruaja e tij pastronte paratë e drogës
Robert Myftari eshte arrestuar per kete fakt dhe pas nje periudhe afer trémujore është liruar. Nderkohe Lani Duçellari ka paguar të gjitha shpenzimet si për familjen e shtetasit Robert Myftari, ashtu dhe për avokatin Shtetasi Mariglen Duçellari eshte djali i Lani Duçellarit dhe ishte aktiv në trafikimin e lendis narkotike.
Shtetasi Orhan Ducellari Parate qe Lani Duçellari dhe grupi kriminal i drejtuar prej tij fitonin nga aktiviteti kriminal, dari kishte për rol shitjen e lendes narkotike qe trafikohej nga Shqipëria në Itali, pastroheshin nëpërmjet kompanise dhe fabrikes qe dispononin Lani Duçellari dhe bashkeshortja e tij,Elisabeta Ducellari. Gjithashtu, Lani Ducellari me paratë që kishte sjelle Mariglen Shusha nga Italia, kishte blerë një lokal dhe nje makine Range Rover.
Furgoni i sekuestruar me lende narkotike i eshte kthyer me pas shtetasit Alban Koshi pasi ai kishte deklaruar se ja kishin vjedhur ate. Ndersa mjeti lundrues gomone ishte kthyer shtetasit Robert Myftari dhe me pas fiktivisht ishte shitur familjes se Lani Ducellari. Shitja ishte fiktive pasi në fakt gomonia ishte në pronësi te Lani Duçellari.
Gjithashtu deshmitari Mariglen Shusha nëpërmjet paraqitjes për njohje ka njohur shtetasit shqiptar Robert Myftari, Julian Bejdollari, Elton Hamza, Aurel Kalari, Mariglen Duçellari, Rexhino Muçaj, Piro Bregu (Kleo Bregu) Ilirjan Duçellari (alias Zaimi), Elisabeta Duçellari, Orhan Duçellari dhe dy shtetasit Italian, Gaetano Monacelli, Vito Pinto, si pjesëtarë të këtij grupi kriminal ku dhe ka shpjeguar rolin e secilit në këtë grup kriminal.