Kush janë dy ish-truprojat e Tahirit në kërkim në kuadër të operacionit "Shpirti"

Kush janë dy ish-truprojat e Tahirit në kërkim në
Në foto ish-truprojat e Tahirit, Paul ( Agustin) Deda dhe Hekuran Marku

Emri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri kthehet sërish në skenën e kronikave mbi trafikun e lëndëve narkotike.

Ora News ka siguruar fotot e 2 ish-shoqëruesve ish-ministrit Tahiri, në kërkim në kuadër të operacionit të koduar "Shpirti,"Paul Agustin Deda si dhe Hekuran Marku.

Operacioni u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut 2021, me ekzekutimin e 28 urdhër-ndalimeve në 4 shtete: Itali, Shqipëri e Mali i Zi, ndërsa 10 të tjerë ishin arrestuar më parë.

Në deklaratën e bërë ngs SPAK dhe antimafia italiane bëhet e ditur se mes 38 të arrestuarve këtë të premte (2 korrik) u ndalua dhe prokurori Maksim Sota i lindur në Krutje të Lushnjes por që përfaqësonte akuzën në Vlorë dhe Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sota ndodhet në masën e sigurisë "arrest shtëpie"