Berisha: Aleanca qytetare për Teatrin ngadhënjeu mbi krimin e bandës Rama-Veliaj-Fusha!

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai shkruan se ky vendim është një fitore vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila sot anuloi Ligjin Special dhe vendimin për nisjen e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.

Berisha shton se vendimi u dha mësimin e merituar kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesmenit Fusha, të cilët ish-kryeministri i quan balozë të drogës.

Berisha: Aleanca qytetare ngadhenjeu mbi drogen, krimin e bandes Rama-Veliaj-Fusha! Miq, Gjykata Kushtetuese sot beri drejtesine. Ndaj le tju percjellim nje pershendetje te perzemert heronjve te Aleances Qytetare qe me qendresen e tyre epike u dhane mesimin e merituar balozeve te droges dhe krimit kombetar dhe europian Rama -Veliaj-Fusha. Kjo bande kriminale duhet te pesoje sa me pare nga qytetaret fatin qe ata i rezervuan Teatrit Kombetar.  Ajo duhet te shkaterrohet dhe arkivohet sa me pare ne analet e barbareve te civilizimit. Teatri duhet te rindertohet nga e para ashtu siç ishte, per te rivendosur ne pjedestalin e merituar vleren e tij kombetare te pavdekshme por dhe si monument i shpirtit te pamposhtur te mbrojtesve te tij heroik!