"Po vdes", banorët e Kombinatit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm
Mungesa e ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta të verës është kthyer në një makth për banorët në Kombinat.
Ata thonë se ky është një problem i trashëguar që nuk ka gjetur zgjidhje.
"Më besoni gjithë kjo temperaturë, unë nuk e di. Po vdes! Kam një muaj që e kam marrë me qira nuk po shoh ujë," thotë banorja.
"Unë jam me ujë të blerë," thotë një tjetër.
Banorët shprehen se furnizohen vetëm 20 minuta në ditë me ujë, ç'ka nuk i mjafton as për mbushjen e depozitave.
"Kur vjen uji 20 minuta, vjen një curril i vogël. Llogarite ti sa do mbushet kjo për 20 minuta. Një herë në ditë vjen," thotë banorja.
Qytetarët kërkojnë që bashkia t'u garantojë këtë shërbim jetik.
"Kërkojmë që të shikohet rrjeti, të vijë uji. Nuk ka ujë," thotë banorja.
Ndërhyrja e fundit në rrjetin e ujit në zonë është realizuar 5 vite më parë, megjithatë problematika e furnizimit në zonën e rrugës së "Qelqit" në Kombinat nuk ka marrë zgjidhje.
