Kavajë/ Kultivim bimësh narkotike, 4 të arrestuar dhe 1 në kërkim, procedohet kryeplaku i fshatit Golemas
Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Kavajës.
Ata ranë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Përroi i Mallës”, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" dhe “Shpërdorim detyre.”
Të arrestuarit janë shtetasit Xhevdet Taip Lika, 58- vjeç lindur dhe banues në Golemas, Kavajë, Tauland Xhevdet Lika, 23 vjeç, lindur dhe banues në Golemas, Kavajë, Pëllumb Xhevdet Lika, 24 vjeç, lindur dhe banues në Golemas, Kavajë dhe Ismail Kadri Allmeta, 29 vjeç,lindur dhe banues ne Kavajë.
Shtetasi Viskont Edmond Hysi, 28 vjeç lindur në Kavajë dhe banues në Mali Robit Kavajë, u shpall në kërkim.
Gjithashtu u procedua kryeplaku i fshatit Golemas të njësisë administrative Golem shtetasi Halit Imer Karaboja, 66 vjeç.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
