Episodet/ Kapja e 200 gramë marijuanë në Bari, që solli zbulimin e disa tonelatave e 4 organizatave

Operacioni italo-shqiptar që solli në kryerjen e 3 ndërhyrjeve policore, duke çuar në arrestimin e dhjetërave personave, ka marrë zanafillën nga një sasi prej 200 gramë marijuanë në Bari.

Hetimi filloi pas një informacioni të deleguar në datën 5 prill 2016, me anë të së cilit kërkohej, verifikimi i trafikantëve shqiptarë, të cilët mbaheshin si furnizues të organizatave kriminale, që punonin në veri të Barit.

Aktiviteti i bërë nga hetuesit e DIA lejonte gjetjen e disa qytetarëve shqiptarë banues në Gravina në Puglia, që merreshin me trafik droge, në kontakt me të tjerë trafikantë, ndër të cilët Mariglen Shusha, banues në rajon, i mbajtur si kryetar i një organizate kriminale me bazë logjistike në Bari, e cila merrej me shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës.

8 qershor 2016

Fillimisht në datën 8 qershor 2016 janë kapur nga DIA në Bari, në Gravina në Puglia rreth 200 gramë marijuanë.

22 qershor 2016

Policia rrugore në Vasto Jug (CH), në autostradën A/14, pranë vend-shërbimit “Vale di Sangro Est”, duke ndjekur indikacionet e hetuesve të DIA në Bari, arrestonte Onofrio Addante për mbajtje e transportim të 8,362 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuana të ndarë në 8 konfeksione dhe e fshehur në brendësi të bagazhit të veturës Ford Focus tg.

4 korrik 2016

Policia rrugore e Grottaminarda (Av). Në autostradën A/16 që ndodhet në San Sossio Baronia (Av) pas verifikimeve indo-hetimore të bëra nga hetuesit e DIA në Bari, arrestonte Gaetano Monacelli, për mbajtje e transportim të 5 kg lëndë narkotike të llojit marijuana e ndarë në 5 pako të konfeksionuara nën vakuum e të fshehura në brendësi të bagazhit të veturës Smart tg. DR 376 WC.

5 shtator 2016

DIA në Bari, pas verifikimit të aktivitetit info-hetimor në vazhdim, në Mola di Bari (BA) bënte të mundur arrestimin në flagrancë krimi të Samuel Muça, Laura Diana Pop, lindur në Rumani.

18 tetor 2016

Karabinierët e kazermës në Sicili (Ragusa) arrestonin dy korrierë shqiptare, Sali Kola e Rifat Xhihani, të cilët gjendeshin në posedim të një çante e cila përmbante shtatë pako me lëndë narkotike e tipit marijuana, me një peshë të përgjithshme 7,5 kilogramë, pasi kishin arritur në Sicili me një autobus, i cili vinte nga Bari.

17 dhjetor 2016

DIA në bari sekuestronte 1.108 kg të llojit marijuana e arrestonte Gaetano Monacelli, lëndë narkotike me prejardhje Shqipërinë.

21 dhjetor 2016

DIA në Bari në bashkëpunim me ushtarakët e Repartit Detar të Guardia di Finanza në Bari, sekuestronte 1.016,40 kg marijuana dhe arrestonte në flagrancë Aydini e Fiqiret Seferi të kapur në bordin e një mjeti lundrues që vinte nga Shqipëria.