Demalia: Të ndëshkohen ‘kokat’ e krimit, janë bërë të rrezikshme interesat e partnerëve ndërkombëtarë

Në një lidhje me ‘Skype’ për edicionin e lajmeve të Ora News, Ilir Demalia, ka komentuar megaoperacionin të koduar ‘Shpirti’, ku në pranga ranë 28 shqiptarë, mes tyre dhe prokurori Maksim Sota.

Ai është shprehur se korrupsioni në Ballkan është bërë i rrezikshëm për interesat strategjike për partnerët tanë ndërkombëtarë, e sidomos për SHBA.

Më tej shton se ndërkombëtarët po ushtrojnë presion sakaq shton se duhen ndëshkuar ‘kokat’ e krimit.

"Çdo kriminel që kapet, kur vihet para drejtësisë është një lajm i mirë. Ajo që duhet të shikojmë me vëmendje është një vullnet i qeverisë shqiptare, një vullnet i administratës, apo është shtrëngesë që vjen nga burimet nga jashtë apo nga faktori ndërkombëtarë, i cili tashmë po lëvizë shumë, ashtu  edhe me ligjin e Biden për korrupsionin në Ballkan. Pra korrupsioni në Ballkan është bërë i rrezikshëm për interesat strategjike për partnerët tanë ndërkombëtarë, sidomos për SHBA.

Kjo paradë kriminale lidhet me vende ku ata mund të manovrojnë, siç janë vendet e lindjes siç është Rusia. Presioni po bëhet i madh nga jashtë, nuk mund të shtyhet më kështu. Kjo para e pisët nuk dihet se për çfarë përdoret.  Unë mendoj se pa ardhur një ndëshkim i atyre që kanë krijuar këtë, dhe kanë bashkëpunuar me krimin, nuk mendoj se do të priten rrënjët e krimit."