Lezhë/ Mbytet 58-vjeçari në plazhin e Tales
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 2 Korrik 2021, 18:19
Një 58-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Tales, Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35. Viktima është identifikuar si Naim Mustafaj, 58 vjeç banues në Burrel.
Mësohet se shtetasi ndodhej me pushime me familjen. Ai është nxjerrë i gjallë nga uji, po ka humbur jetën rrugës për në spital.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
