Zjarr në afërsi të Malit të Gjerë në Gjirokastër, digjet një stan bagëtish

Disa kullota në  të Malit të Gjerë në Gjirokastër janë përfshirë nga zjarri.

Reparti zjarrfikës me në krye drejtuesin e këtij reparti Kujtim Bizhga, kanë shkuar në vendngjarje ku po "luftojnë" me flakët në kushte tepër të vështira.

Flakët kanë shkaktuar djegien e një stani bagëtish në vendin e quajtur Blënjë, ndërkohë që dy stane të tjerë kanë shpëtuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Dëmi i shkaktuar përllogaritet në mbi 10 ha kullota. Burime policore konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe për këtë janë shoqëruar në polici tre persona.