Manastirliu: Sa më shumë qytetarë të vaksinohen, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2021, 19:39
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.
Ministrja, përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se sa më shumë qytetarë të mbrojtur të ketë gjatë muajve të verës, aq më mirë do i bëjmë ballë varianteve të reja të COVID dhe vjeshtës.
Manastirliu: Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim. Sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të COVID 19 dhe vjeshtës së ardhshme.

