Kushtetuesja për Teatrin, Kikia: SPAK ngre akuza ndaj individëve, nuk merr të pandehur institucionet
I ftuar në RTV Ora, gazetari Mentor Kikia u shpreh se Rrëzohet ligji special për ndërtimin në mënyrë të posaçme nga një kompani private dhe kalimi i pronës te bashkia, por jo prishja e objektit.
Sipas Kikisë, duhet të vazhdohet çështja për aferat që fshihen pas dhe duhet parë vazhdim i odisesë, se çfarë do të ndodhë në atë truall e kush do ta ndërtojë Teatrin.
Kikia: Gëzimi i njerëzve që luftuan për kauzën e Teatrit sigurisht është i justifikueshëm, por në gjykimin tim të ftohtë, vendimi i Kushtetueses është i rëndësishëm për jnë çështje që kishte një ngarkesë politike. Kjo ishte një sprovë e madhe. Mendoj se ky vendim është me shumë se sa kaq. Rrëzohet ligji special për ndërtimin në mënyrë të posaçme nga një kompani private dhe kalimi i pronës te bashkia, por jo prishja e objektit. Duhet pritur zbardhja e plotë e vendimit, por mendoj se nuk ka një mish-madh. Vendimi për prishjen e Teatrit është marrë pasi kishte një vendim nga qeveria që ia kalonte pronën bashkisë.
Për mua duhet të vazhdohet çështja për aferat që fshihen pas. Duhet parë vazhdim i odisesë, se cfarë do të ndodhë në atë truall, kush do ta ndërtojë, a do të ngrihet një objekt ashtu sikurse i vjetri, apo do të vazhdohet me histori me kulla nga pas, kjo gjë duhet parë, por duhet përshëndetur fitoja e një kauze nga shoqëria.
Kikia shtoi se SPAK-u ngre akuza ndaj individëve, në këtë rast kemi të bëjmë me dy vendime të qeverisë dhe Kuvendit, dhe këto të dyja nuk shkojnë dot në bangën e të akuzuarve.
Kikia: SPAK-u ngre akuza ndaj individëve, në këtë rast kemi të bëjmë me dy vendime të qeverisë dhe Kuvendit, dhe këto të dyja nuk shkojnë dot në bangën e të akuzuarve. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që deputetët të shkojnë para drejtësisë për ligjit që kanë bërë, qofshin këto edhe korruptive. Një ministër mund të shkojë para drejtësisë nëse ka shkelur ligjin në mënyrë direkte, por nuk mund të shkojë para akuzës i gjithë parlamenti për jnë ligj dhe një vendim. Përtej padive që mund të adresohet, të cilat bëhet për të ushtruar presion ndaj institucioneve, por nuk ndodh një gjë e tillë.

