Ambasadori italian nga Shkodra: Zhgënjim, mosçelja e negociatave. Dështoi BE, jo Shqipëria
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, nga Shkodra shprehu zhgënjimin e vendit të tij për dështimin e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Si rrallë përfaqësues të vendeve anëtarë të Unionit, Bucci tha se tashmë është një problem europian dhe jo i Shqipërisë.
Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, nga Shkodra e cilësoi dështim të vetë Bashkimit Europian dhe jo të Shqipërisë mosçeljen e negociatava.
“Për ne si Itali ishte një zhgënjim fakti që nuk mundëm edhe njëherë tjetër të hapim negociatat. Ne do të vazhdojmë të punojmë, sepse besimi ynë është që brenda këtij viti do të çelen negociatta. Shqipëria i ka bërë detyrat që i kemi lënë vitet e kaluara. Eshtë një problem dhe detyrë e Unionit Europian, jo më i Shqipërisë”.
Pas 20 vitesh luftë, SHBA lë bazën afgane
2 Korrik, 14:28
Arsyeja e "JO-së" këtë herë lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe përplasjet që ajo ka me Bullgarinë.
Por Italia i qëndron mendimit se zgjerimi nuk duhet të varet nga krizat e bredshme të Unionit.
"Nuk mundemi çdo herë të presim që të zgjidhen probleme, sepse do të ketë gjithmonë të tilla. Duhet të ecim përpara, nuk ka më vend për shfajësime. BE duhet të japë një sinjal të fortë, të hapen negociatat më Shqipërinë".
Ditën kur Italia e Shqipëria finalizuan një prej operacioneve më të mëdha antitrafik, Ambasadori vlerësoi reformën në drejtësi.
"Është një reformë thelbësore, pasi pa një drejtësi të fortë e që funksionon do të jetë e vështirë të luftojmë krimin e organizuar, trafikun, korrupsionin. Të kesh një drejtësi rezultative që funksionon është në interes të të gjithë shqiptarëve, edhe vetë forcave politike, mazhorancës apo opozitës".
Dhe në fund një thirrje për politikën shqiptare.
"Apeli im është që të punojmë të gjithë bashkë, sepse kur punohet bashkë dhe ka kohezion politik, reformat mund të avancojnë shumë më shpejt".



