Operacioni Antidrogë me 28 të arrestuar, u sekuestruan 2 armë dhe 60 mijë euro cash
Finalizimi i një operacioni të përbashkët mes policive dhe prokurorive të Shqipërisë dhe Italisë ka çmontuar katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Hetimet e bëra nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna te rendesishme ndaj 38 shtetasve shqiptar, pjestarë të këtyre grupeve.
10 të parët u arrestuan gjatë operacionit " Kulmi" në mars të vitit 2018. Ndërsa sot u finalizua arrestimi i 28 të tjerëve, 25 në burg dhe 3 në arrest shtëpie.
Në Shqipëri u realizuan 18 arrestime, në qytetet Vlorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gjirokastër dhe Tiranë.
Mes të arrestuarve janë dhe një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm.
Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.
10 persona të tjerë janë arrestuar në Itali, Mal të Zi dhe Spanjë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se veç arrestimeve në Shqipëri janë sekuestruar dhe 2 armë dhe 60 mijë euro cash.
Ardi Veliu: Pas një pune disa vjeçare gati tre vite ku policia e shtetit ka qenë prezente dhe aktive që nga dita e parë, sot në mëngjes kemi finalizuar ekzekutimin e 18 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për të gjithë personat si pjesë e këtij grupi kriminal. Veprimet janë kryer në disa qytete, në Vlorë, Kavajë, Tepelene, Skrapar, Gjirokastër dhe Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa për zbatimin e urdhër-arresteve janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri, është bllokuar një sasi vlere monetare prej 60 mijë eurosh. Po kështu gjatë ditës së sotme oficerët e policisë së shtetit janë duke ekzekutuar urdhrat për vazhdimin e sekuestrove që prokurori Mara bëri prezent dhe shumë shpejt do të finalizohen të gjitha në kohë reale. Që mbrëmë përmes Interpolit kemi shpërndarë dhe bashkëpunuar me të gjithë zyrat partnere për personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vlerësime për bashkëpunimin pati edhe prokuroria e Barit në konferencën e përbashkët për mediat ku prezantuan rezultatet e operacionit të koduar "Shpirti".
"Sot është një ditë shumë e rëndësishme kundër krimit të organizuar. Është një sinjal i rëndësishëm që edhe kjo luftë kundër krimit të organizuar thyen barrierat. Sekuestrimet dhe arrestimet në Shqipëri dhe Itali, kujtoj arrestimin për sekuestrimin e shumë kuintalë hashash të sekuestruar në Sarandë.Kemi punuar sëbashku gjithmonë në marrjen në pyetje, duke u lidhur çdo ditë që ka kaluar më tej se besimi, është krijuar dhe një raport i një miqësie të mirë me Vladimirin dhe Dritanin.
Bashkëpunëtorët e drejtësisë na kanë lejuar të kuptojmë rolet dhe komponentët e këtij grupe, të cilët na kanë lejkuart të mbyllim qarkun përmes arrestimeve dhe të personave që ekanë ndihmuar krimin e organizuar, kishin bërë dhe mbrojtjen. Skuadra e përbashkët investigative hetimore nuk do të ndalojë ne operacionet e arrestimit sepse përgjatë tre viteve kemi sjellë një punë në proces. Kemi pasur rezultate të larta në profilin e dënimeve".

