Pas 20 vitesh luftë, SHBA lë bazën afgane
Amerika mund ta tërheqë personelin e saj ushtarak nga Afganistani brenda fundjavës, me rastin e Ditës së Pavarësisë, dhe të mbajë vetëm pak trupa për të mbrojtur Ambasadën. Vendi ka lënë bazën kryesore që ndante me aleatët e NATO-s, ndërsa Gjermania dhe Italia i tërhoqën trupat e tyre në fillim të javës.
Më shumë se 2,500 trupa amerikane të mbetura në Afganistan, janë tërhequr ose janë afër largimit përfundimtar pas gati 20 vitesh.
Ushtarakët amerikanë dhe ata të NATO-s liruan të premten bazën ajrore të Bagramit rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul.
Ishte kjo baza kryesore që u përdor nga forcat aleate në vitin 2001 për të koordinuar operacionet për zmbrapsjen e talibanëve dhe për gjurmimin e pjesëtarëve të Al-Kaedës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Ned Prajs, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, tha se Amerika do e vijojë misionin në Afganistan me mënyra të tjera.
Gosens: Në Gjermani, duhen javë që ta marrim veten nga eliminimi
2 Korrik, 14:09
"Po i tërheqim forcat tona ushtarake por do të mbetemi prezentë në Kabul. Është diçka e rëndësishme për ne, dëshira për të pasur partneritet të vazhdueshëm me qeverinë afgane, dhe ç'është më kryesorja, me popullin afgan."
Baza e Bagramit pritet të shtunën t'i dorëzohet me ceremoni qeverisë afgane.
Në Afganistan qëndrojnë ende mijëra trupa të huaja që si mision qendror kanë garantimin e paqes mes qeverisë afgane dhe talibanëve, si edhe mbrojtjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit, që tashmë patrullohet nga ushtarët amerikanë dhe ata të Turqisë.
Gjermania dhe Italia tërhoqën këtë javë trupat e tyre të fundit nga Afganistani dhe plani është që të gjitha shtetet të largohen brenda 11 shtatorit.

