Heqja e herësit, Kume: Kushtetuesja rregulloi një pasaktësi ligjore, kishte interes partiak
Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume u shpreh se në raport me herësin zgjedhor Gjykata Kushtetuese ka rregulluar një pasaktësi ligjore.
Sipas Kumës, nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale atëherë, një nen i tillë nuk do të kalohej sepse është shkruar i gjithi në funksionin të interesit politik të partive.
Kume: Kështu sikurse është formuluar vendimi, është pranuar pjesërisht kërkesa e dy partive dhe është hequr paragrafi për herësin. Herësi është kushti që të bën të fitosh apo jo mandat nga votat parapëlqyese nga zgjedhësit, për mua ka rregulluar një pasaktësi ligjore që edhe Gjykata Kushtetuese e ka kundërshtuar. Kështu, kjo është një tërheqje e madhe ndaj partive dhe mazhorancës, se në lidhje me vendimmarrjen e tyre është e rëndësishme që të mbahet parasysh jo interesi i tyre në garën zgjedhore, por i gjithë subjekteve.
Në vendim i tillë tregon se në mënyrë që të funksionojnë shteti ligjor, duhet të jenë në punë të gjithë institucionet. Nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale atëherë, një nen i tillë nuk do të kalohej sepse është shkruar i gjithi në funksionin të interesit politik të partisë për të ruajtur mënyrën se si i rendisin kandidatët në listë, por që binte ndesh me hapjen e listës, gjë të cilën e kërkonin edhe qytetarët.
Kume shtoi se herësi u vendos si një kusht shumë shtrëngues dhe praktikisht e bënte listën aspak të hapur, duke theksuar s enjë gjë e tillë u pa në zgjedhje, vetëm 3 kandidatë mundën që ta thyejnë atë.
Kume: Hapja e listave, sikurse është në kodin Zgjedhor e ka bërë 100% të hapur listën, sepse zgjedhësi mund ta japë votën e tij për secilin nga kandidatët e listës. Herësi u vendos si një kusht shumë shtrëngues dhe praktikisht e bënte jo 100% të hapur listën, sepse nuk kishte fare efekt në hapjen e listës. Sikurse e pamë në këto zgjedhje, vetëm 3 kandidatë mundën që ta thyejnë këtë herës. Prandaj një gjë e tillë ka qenë e mirëmenduar para nga partitë.

