Kultivonin kanabis, arrestohet gruaja në Skrapar, në kërkim bashkëshorti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2021, 09:16
Një grua është vënë në pranga ndërsa i shoqi i saj u shpall në kërkim me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasen Haneme Germenji, 58 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin E. G., 58 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
Gjatë kontrollit fshatin Gërmenjë, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 40 kubikë me fidanë të dyshuara cannabis sativa në tokën në pronësi të këtyre shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

